Home / Ballina / Problemet e banorëve të Hades, ngjallin reagimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Problemet e banorëve të Hades, ngjallin reagimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, së bashku me kryetaren e Komisionit për Bujqësi, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Duda Balje, anëtarët e këtij komisioni, Shaip Muja, Adem Salihaj, Haxhi Shala e Sali Salihu, Drejtorin Menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, Drejtorin e Divizionit të Thëngjillit, Adil Januzi dhe drejtoreshën e FIQ, Dajana Berisha, vizituan fshatin Hade, Deponinë Rajonale të Mbeturinave në Mirash dhe lagjen Hade e Re në fshatin Shkabaj. Kjo vizitë vije disa ditë pas takimit që u mbajt në Kuvendin e Kosovës.Vizita në fshatin Hade, u zhvillua me ftesë të kryetares së këtij komisioni, znj. Duda Balje, e cila kërkoi nga anëtarët e komisionit që të vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen dhe kushtet në të cilat jetojnë këta banorë. Përveç deponisë së mbeturinave dhe fshatit Hade, delagcioni në fjalë, vizitoi edhe familjen Morina që jeton branda hapësirës së KEK-ut, dy fëmijët e së cilës njëri 9 vjeçar dhe tjetri 6 vjeçar vuajnë nga sëmundja e asmës.Shqetësimet e përgjithshme të banorëve ishin se kushtet për të jetuar në këtë fshat nuk ekzistojnë, nuk ka rrugë, energji elektrike, mundësitë për zhvillimin normal të mësimit nuk ekzistojnë, për më tepër, KEK-u dhe Ministria e Ambientit nuk kanë arritur të krijojnë kushte për jetë në lagjen Hade e Re në fshatin Shkabaj. Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, tha se kjo është gjendja në të cilën jetojnë këta banorë, zyrtarëve të KEK-ut ju drejtua se a ndiheni keq me kushtet në të cilat jetojnë këta banorë? Në fund delagacioni vizitoi dhe lagjen Hade e Re në fshatin Shkabaj për të parë kushtet infrastrukturore. Banorët e kësaj lagje u ankuan për lënjen në gjysmë të këtij projekti, mungesën e shkollës, ambulantës, rrugës, rrjetin jo funksional të kanalizimit etj.

14368846_1200381683368507_8548316396825770856_n
14330128_1200381723368503_5663146644748454250_n

Check Also

Gazetarët serbë thonë se kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë në Veri nuk vërehet

Reporteri i televizionit serb, TV Prva, Zhelko Tvrdishiq, ka hyrë nga Serbia në territorin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com