Home / Ballina / 5 Maj – “Dita e Dëshmorëve të Kombit”

5 Maj – “Dita e Dëshmorëve të Kombit”

Obiliqi përkujton sot me dhimbje po aq sa me krenari 14 dëshmorët e komunës tonë, 65 martirë dhe 13 të zhdukur.

Homazhet para pllakës së dëshmorëve në qendër të qytetit, nisën aktivitetin në kuadër të “Ditës së Dëshmorëve”.

Para lapidarit, kryetari i komunës Xhafer Gashi kujtoi me krenari vepren dhe luftën e dëshmorëve në mbrojtje të atdheut së bashku me SHDL, familjarët e dëshmorëve, bashkëpunëtorët dhe qytetarët.

Akademia përkujtimore me fjalimin e kryetarit Xhafer Gashi, i cili përkujtoi përmes historisë kohërat dhe veprat e dëshmorëve, por edhe të gjithë luftëtarëve, që kontribuuan në mbrojtjen e vendit.

Ai na bëri që t’i thërrasim mendjes dhe t’i lëmë anash interesat partiake e të punojmë në të mirë të vendit duke mbrojtur kështu edhe nderin e atyre që dhanë më të shtrenjtën, jeten e tyre.

“Rinia jonë duhet të kujtoi dy breza njerëzish. Ata që u flijuan, ndërsa ne, punen e tyre duhet ta realizojmë, ata të parët e dëshmuan vetën e tyre, ndërsa ne kemi akoma për të bërë”, u shpreh kryetari Gashi.

Akademinë e përshendeti edhe Esat Curri nga SHDL e njëherit babai i dëshmorit Ferit Curri.

Për të kujtuar të rënët dhe për t’i kthyer ata më pranë nesh, nëpër kujtimet tona, u përkujdesen DKRS me artistët e tyre: Hysni Klinaku, Shefki Salihu, Verona Mirena, Bastri Lushtaku, Teatri i qytetit, Daim Zeqiri, të cilët përmes këngës e artit, madhështuan këtë akademi dhe nderuan dëshmorët e Kombit.

Lavdi dëshmorëve të kombit!
18308733_10212464373669430_1401976744_n 18309020_10212464373909436_152107266_n 18336596_10212464386309746_1409778561_n 18336962_10212464374309446_95479356_n 18337138_10212464374349447_1528556013_n 18337388_10212464374029439_637962463_n
18360342_10212464383989688_197719447_n 18360415_10212464374869460_204208313_n
18302365_10212464373469425_1001565939_n
18360494_10212464373389423_1058338104_n 18361252_10212464355308971_166697757_n 18361589_10212464373749432_1910780759_n

Check Also

Gazetarët serbë thonë se kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë në Veri nuk vërehet

Reporteri i televizionit serb, TV Prva, Zhelko Tvrdishiq, ka hyrë nga Serbia në territorin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com