Home / Ballina / Kryeministri, Ramush Haradinaj vizitoi komunën e Obiliqit

Kryeministri, Ramush Haradinaj vizitoi komunën e Obiliqit

Në ditën e dytë të punës së tij, kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi komunën e Obiliqit. Në takimin që zhvilloi me kryetarin, Xhafer Gashi dhe qytetarët e fshatrave Hade e Shipitullë, të cilët ishin duke protestuar para Komunës së Obiliqit, biseduan për gjetjen e rrugës për tejkalimin situatës së bllokuar si pasojë e mospajtimit të qytetarëve të këtyre fshatrave dhe menaxhmentit të Korporatës Energjetike rë Kosovës.

Në këtë takim, Kryeministri premtoj që do të bëjë gjithçka që është në kompetencat e tij, për të ardhur deri te zgjidhja e këtij problemi.

Po ashtu, kërkoj që sonte nga ora 20:00, në hapësirat e KEK-ut, të mbahet takim urgjent në të cilin do të marrin pjesë Kryeministri me disa Ministra të kabinetit të tij, menaxhmenti i KEK-ut, Kryetari i Komunës dhe përfaqësuesit e këtyre dy fshatrave.

Në këtë takim, pritet të zgjidhet problemi i stërzgjatur i banorëve të këtyre fshatrave, rrjedhimisht do t’i hapet rruga e e zgjerimit dhe funksionimit normal të KEK-ut.

Check Also

Gazetarët serbë thonë se kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë në Veri nuk vërehet

Reporteri i televizionit serb, TV Prva, Zhelko Tvrdishiq, ka hyrë nga Serbia në territorin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com