Home / Ballina / Mbahet manifestimi qendror për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë

Mbahet manifestimi qendror për nder të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë

 

Pas 10 ditë aktivitete të ndryshme të organizuara nga komuna e Obiliqit, sot u mbajt manifestimi qendror.

Fillimisht u vendosën lule pran shtatorës së dëshmorëve në qendër të Obiliqit. Nderime dhe lule u vendosën edhe pran bustit të heroit dhe komandantit legjendar Adem Jashari.

Aktiviteti vazhdoi tutje në palestrën sportive “Adem Jashari” ku u mbajt manifestimi qendror.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Kryetari përveç që iu uroj përvjetorin e 10 të shpalljes së pavarësisë, i bëri edhe një rezyme të shkurtër rrugëtimit të shqiptarëve deri te akti i shpalljes së saj.

Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe përfaqësuesi i shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së.

Manifestimi vazhdoi me një program të pasur kulturoro-artistik.

Check Also

Gazetarët serbë thonë se kufiri ndërmjet Kosovës e Serbisë në Veri nuk vërehet

Reporteri i televizionit serb, TV Prva, Zhelko Tvrdishiq, ka hyrë nga Serbia në territorin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com