Home / Komuna / Vihet gurthemeli i objektit të QMF-së, në fshatin Milloshevë

Vihet gurthemeli i objektit të QMF-së, në fshatin Milloshevë

Ndërtimi i këtij objekti të QMF-së,  në fshatin Milloshevë mjaft i nevojshëm për punonjësit  dhe banorët  dhe fshatërave për rreth, tregon edhe një herë përkushtimin e qeverisjes aktuale për të shtri  investimet në të gjithë sektorët në komunën tonë.

Funksionalizimi i hapësirave të pashfrytëzuara, krijimi i hapësirave të reja, po ashtu plotësimi me staf profesional si dhe investimi në aparatura dhe materiale të tjera shëndetësore, dëshmon për ndryshimin drastik të gjendjes në sistemin shëndetësor.

Në prononcimin e tij gjatë vënies së gurthemelit, kryetari i komunës, Xhafer Gashi, tha se investimi në këtë objekt  do të lehtësoj punën e stafit shëndetësor në drejtim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore.

Nga ana tjetër drejtori i shëndetësisë, Ibush Mjekiqi, tha se ndërtimi i kësaj hapësire do të lehtësoj punën e stafit shëndetësor, po ashtu do të rris efikasitetin në shërbime.

Ndërtimi i QMF-së  në fshatin Milloshevë ështe donacion nga Kuwajti.

Check Also

Kryetari Gashi takoi ministrin MZHE-së Valdrin Lluka

Pas takimit me banorët e Hades dhe zyrtar e KEK-ut, Kryetarin e Komunës z.Xhafer Gashi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com