Home / Kult & VIP / Motra e Rita Orës komenton Era Istrefin

Motra e Rita Orës komenton Era Istrefin

Vera ishte sezoni i sukseseve të njëpasnjëshme për Era Istrefin, 3 këngë të reja dhe performanca në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi, krah Will Smith dhe Nicky Jam.

Por në fund të gushtit këngëtares shqiptare iu desh që t’i nënshtrohej një operacioni për heqjen e apendicitit.

Tashmë duket se ajo është rimëkëmbur plotësisht dhe është gati për të sjellë të tjera suksese.

Këngëtarja shqiptare postoi mbrëmjen e së hënës një foto ndryshe, ku tërheq vëmendjen shkëlqimi i fytyrës dhe makijazhi, por mbi të gjitha shikimi.

Një ndër personat që komentoi ishte edhe motra e Rita Orës, Elena, e cila shkroi shkurt atë që mendojmë të gjithë për Erë në këtë foto: “E bukur”.

Check Also

Bebe Rexha për dy ditë, 4 milionë shikime

Kantautorja me origjinë shqiptare Bebe Rexha po korrë sukses me klipin e këngës më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com