Home / Top Lajme / Thaçi: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet vetëm me kompromis

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet vetëm me kompromis

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do të arrihet vetëm nëse të dyja vendet arrijnë të bëjnë kompromis.

Në një konferencë për media, kreu i shtetit ka thënë se korrigjimi i kufijve në kuadër të fazës final nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis. E di që dikush mund të thotë që Kosova ka bërë kompromise të mjaftueshme. Pajtohem plotësisht. Ka edhe të atillë që thonë se Serbia duhet ta njohë Kosovën menjëherë. Pajtohem plotësisht. Por dua të potencoj drejtpërdrejt se sot një gjë e tillë Serbia nuk po e bën. Për fat të keq me gjitha përpjekjet maksimale që Serbia ta njohë Kosovën nuk po mund ta bindë as BE që ta bëjë këtë”, theksoi ai.

Ndërkohë, paralajmërimet për destabilizim rajonit sipas tij, janë vetëm mjegull ndaj opinionit publik.

“Kam pritur argumente dhe kundërargumente racioanle, por kemi dëgjuar shumë zhurmë dhe mesazhe urrejtëse. Dyshuesit në marrëveshjen ligjërisht obliguese me lehtësi po përhapin shqetësim apo frikë për gjoja destabilizim të rajonit dhe ndarje etnike në Kosovë. E theksoj për çdo marrëveshje do ta ruajmë frymën e multnietnicitetit”, potencoi Thaçi, duke shtuar se serbët e Kosovës do ta kenë kujdesin më afirmativ, të garantuar me ligj.

“Askush nuk bën të shpresojë në Kosovë por edhe jashtë që Aleanca euroatlantike do ta detyrojë me forcë Serbinë qe ta njohë Kosovën. Ju siguroj se nuk do të ketë korrigjim të kufijve përgjatë vijave etnike, nuk do te ketë eksod”, nënvizoi ai./Zeri

Check Also

Haradinaj kërkon ndihmën e Italisë për ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Italia ka qenë tejet e rëndësishme për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com