Home / Sport / Kosova dhe Shqipëria, anëtarët më të rinj të Asociacionit të Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore

Kosova dhe Shqipëria, anëtarët më të rinj të Asociacionit të Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore

Kjo u konfirmua sot në samitin e gazetarëve sportiv të Evropës Juglindore që u mbajt në Ohër.

Njoftimi i plotë i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës:

Ne organizim te Shoqates se Gazetareve Sportive te Maqedonise, ne Oher po mbahet samiti me gazetare sportive nga Evrotpa Juglindore.
Ne kete ngjarje te madhe, per here te pare, pjesemarrese eshte edhe Shoqata e Gazetareve Sportive te Kosoves, e perfaqesuar me kryetarin Arlind Grantolli dhe nenkryetarin Edmond Thaçi.
Samiti treditor ka filluar punimet e saja te enjten me 25 tetor dhe do te permbyllet te dielen me 28 teror.

Krahas samitit, po mbahet edhe turne futbolli me ekipet nga 15 shtete pjesemarrese, Maqedonia si nikoqire, Kroacia, Mali i Zi, Hungaria, Moldavia, Serbia, Sllovenia, Greqia, Bosnje dhe Hercegovina, Shqiperia, Bullgaria, Turqia, Qiproja e keshtu me radhe.

Kete ngjarje, edhe me madheshtore e beri pjesemarrja e kryeministrit te Republikes se Maqedonise, Zoran Zaev.

E veçanta e ketij samiti, do te jete edhe ngjarje e shenuar, ku per here te pare, golashenuesit me te dalluar te turneut, te shtunen me 27 tetor do t’i ndahet çmimi qe mban emrin e legjendes se futbollit kosovar, presidentit te ndjere te FFK-se, Fadil Vokrri.
Delegacioni kosovar, ka qene prezent ne samit, ku u diskutua per problematikat e gazetarise sportive ne shtetet e Evropes Juglindore e me gjere.

Ne samit, u shkoqiten shume tema, ku nga te pranishmit gazetare;

– U diskutuan modalitetet dhe format se si mund te investohet ne sport dhe cilat do te ishin sukseset nga skuadrat sportive dhe perfitimet nga ata qe investojne ne sport,

– Dukurite negative ne sport,
– Huliganizmi,
– Fer play,
– Copy paste gazetaria,
– Gazetar apo komentues – analist,
– Sporti dhe media,
– Humaniteti ne sport,
– Struktura organizative dhe mekanizmat e sigurise ne sport,
– Korrupcioni – mito ne sport
– Ndikimi i shtetit ne krijimin e kushteve per sportin dhe sportistet,

Si dhe u diskutuan shume tema tjera qe lidhen me punen e perditshme te gazetarit sportiv dhe ato qe e preokupojne sportin dhe sportistet.

Gjate dites se shtune, me 27 tetor, do te kete edhe aktivitete te shumta, kurse ne mbremje, ne kete event, pritet te marrin pjese edhe presidenti i FFK-se Agim Ademi dhe i biri i Fadil Vokkrit, Gramoz Vokrri.

Pas perfundimit te pjeses se pare te samitit ku u diskutuan tema te rendesishme, ne pjesen e dyte te saj, u zgjodhen organet e reja te Asosiacionit te Gazetareve Sportive te Evropes Juglindore (SEEEA). Kryetar i saj u zgjodh Boshko Terpeski nga Maqedonia, kurse kater anetaret tjere te Bordit Ekzekutiv te SEEEA-s jane edhe Todor Brajkoviq nga Mali i Zi si sekretar te pergjithshem, pastaj Aspasia Velonaki nga Greqia, Gyorgy Szollosi nga Hungaria dhe Emir Delic nga Bosnja dhe Hercegovina.

Pika me e rendesishme e samitit, ishte pranimi i Kosoves dhe Shqiperise ne Asosiacionin e Gazetareve Sportive te Evropes Juglindore.
Te gjithe te pranishmit, perveç Greqise qe abstenoi, votuan per pranim te Kosoves ne kete asosiacion.

Ne kete menyre, Shoqata e Gazetareve Sportive te Kosoves, respektivisht ky bord aktual, po deshmon punen e jashtezakonshme, duke i dhene edhe nje mundesi me shume gazetareve kosovare impaktin ne organizatat nderkombetare te gazetarise sportive.

Check Also

Trajneri i ri i Real Madridit është një befasi për të gjithë

Marcelinho mund të jetë trajneri i ri i Real Madridit. Real Madrid janë në kërkim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com