Home / Sport / Gjyqtarët nga Kosova e drejtojnë miqësoren Turqi – Ukrainë

Gjyqtarët nga Kosova e drejtojnë miqësoren Turqi – Ukrainë

Katërshja e gjyqtarëve nga Kosova do ta drejtojnë një ndeshje miqësore mes Turqisë dhe Ukrainës këtë muaj.
Turqia do të jetë nikoqire e Ukrainës në stadiumin e Antalias më 20 nëntor, me zyrtarët nga Kosova që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim.

Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimi dhe do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Fatlum Berisha si asistent i parë, Bujar Selimaj si asistent i dytë dhe Besfort Kosumi gjyqtar i katërt.

Nuza bashkë me tre gjyqtarët tjerë, u pranuan si gjyqtarë të FIFA-s më 23 nëntor të vitit 2016 dhe është gjyqtar primar në Ipko Superligën e Kosovës.

Nuza e ka referuar edhe një ndeshje miqësore të FIFA-s mes Turqisë dhe Moldavisë. /Express/

Check Also

Kosova dhe Shqipëria, anëtarët më të rinj të Asociacionit të Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore

Gazetarët sportiv të Kosovës dhe Shqipërisë bëhen anëtarët më të rinj të Asociacionit të Gazetareve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com