Home / Sport / Klopp: Shaqiri i ka kaluar pritshmëritë e mia

Klopp: Shaqiri i ka kaluar pritshmëritë e mia

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se Xherdan Shaqiri i ka kaluar pritshmëritë e tij, pasi që është bërë shumë vendimtar për skuadrën e tij, por pret që ai të përmirësohet edhe më shumë si lojtar.

Shaqiri u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës për 13.5 milionë euro nga Stoke City, ku kishte kaluar tre sezone. Ai vendosi të largohej pasi që ish-klubi i tij ra nga Premierliga në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.
Shqiptari ka filluar ta dëshmojë talentin e tij në Anfield gjatë së kohës së fundit, kur ka filluar të luajë më shumë për skuadrën e Jurgen Kloppit. Në ndeshjen e fundit të Premierligës, ai arriti ta shënojë golin e dytë për Liverpoolin.

Kur u pyet nga gazetari i faqes zyrtare të klubit anglez nëse Shaqiri i ka përmbushë pritshmëritë, trajneri i Liverpoolit ka thënë: “Po, ose edhe i ka kaluar ato. Çfarë mund të them?”

“Ai është një lojtar fantastik në fazën e sulmit, kjo është një shumë e mirë dhe ai e di se ka potencial për t’u përmirësuar edhe më tutje”, shtoi Klopp.

“Por, natyrisht, ai është djaloshi i duhur për momentet vendimtar, kështu është për momentin dhe ne duhet të sigurohemi se do të mbetet kështu. Ai e bëri një paraqitje tjetër shumë të mirë dhe e shënoi një gol fantastik”. /Gazeta Express/

Check Also

Kosova dhe Shqipëria, anëtarët më të rinj të Asociacionit të Gazetarëve Sportiv të Evropës Juglindore

Gazetarët sportiv të Kosovës dhe Shqipërisë bëhen anëtarët më të rinj të Asociacionit të Gazetareve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com