Home / Ballina / Kryeministri bullgar: Noramlizimi i raporteve Kosovë-Serbi faktor kyç për sigurinë në rajon

Kryeministri bullgar: Noramlizimi i raporteve Kosovë-Serbi faktor kyç për sigurinë në rajon

Projekti i Bashkimit Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, kështu ka thënë kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, gjatë një takimi me kryeministren serbe, Ana Brnabiç në prag të një samiti në Sofje, ku po merr pjesë edhe kryeministri malazez, Dushko Markoviq.

“Projekti i BE-së nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe suksesi i tyre në rrugën drejt integrimit në BE, varet nga puna e liderëve të tyre. Bullgaria vazhdon të mbështesë ata në implementimin e reformave dhe projekteve drejt integrimit në BE”, ka thënë Borsiov, shkruan ‘blic’ transmeton Gazeta Express.

Borisov i ka thënë homologes serbe se normalizimi i raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është një prej faktorëve më të rëndësishëm për stabilitetin politik dhe sigurinë në rajon.

Ai ka thënë se përkrah vazhdimin e dialogut me ndërmjetsimin e Bashkimit Evropian./GazetaExpress/

Check Also

Haradinaj kërkon ndihmën e Italisë për ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Italia ka qenë tejet e rëndësishme për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by themekiller.com